E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet trupi i pajetë i një personi në një kanal

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë më dije se pasditen e sotme një kufomë është gjetur në një kanal në anë të rrugës në fshatin Fllak.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit, ku pas ekspertizës mjekoligjore pritet të bëhet edhe identifikimi dhe zbardhja e shkaqeve të vdekjes.

Paraprakisht, policia bën me dije se viktima ka qenë me motoçikletë dhe dyshohet të jetë rrëzuar në kanal për shkak të shpejtësisë . Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›