E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres hapen plazhet

Është çelur zyrtarisht në plazhin e Durrësit sezoni turistik i këtij viti. Me këtë rast Bashkia e Durrësit kishte organizuar një sërë aktivitetesh në rërë dhe në det, si dhe një program artistik.

Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili eshte kritikuar per celjen e vonuar te ketij sezoni, i është bashkuar aktiviteteve sportive me të rinjtë në bregdet.

Drejtues te pushtetit vendor te majte dhe te djathte kane marre pjese ne celjen e sezonit, se bashku me qindra të rinj e të reja qe kanë ndjekur programin e larmishëm artistik dhe sportiv. Durresi mbetet zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe pavaresisht problemeve, drejtuesit lokale jane te bindur se Durresi i ka tashmë të gjitha potencialet për të dalë mire ne kete sezon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›