E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres kapet banda e te miturve

Vetem 12 vjec dhe arrijne te grabisin 313 mije leke dhe 775 euro ne nje agjenci udhetimesh ne Durres. 4 te mitur mes tyre nje vajze kane shkuar nga Tirana ne Durres duke arritur te grabisin nje shume te konsiderueshme parash. Sipas policise se Durresit te miturit kane bere dhe disa grabitje te tjera dhe perdornin strategji te ndryshme per te hutuar viktimat qe kishin vene ne shenjester per te grabitur.
Sipas policise u dokumentua diten e djeshme vjedhja e kryer ne nje agjensi udhetimi ne lagjen 4 te qytetit. Keshtu nga hetimet e kryera rezultoi se autore e dyshuar e ngjarjes eshte shtetasja e mitur 12-vjecarja R.S. banuese ne Tirane.
Rreth ores 16.30 kjo shtetase se bashku me 3 bashkemoshatare te saj kane hyre ne ambientet e axhensise ne fjale dhe kane vjedhur aty shumat prej 313 000 leke dhe 775 Euro. Per realizimin e vjedhjes keta persona te cilet rezultojne perserites ne te tilla ngjarje ne qytetin e Durresit kane terhequr vemendjen e shiteses duke demtuar reklamen e vendosur ne pjesen e jashtme te dyqanit dhe nderkohe nje prej tyre duke perfituar nga situata ka kryer pervetesimin e shumes se te hollave. am/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›