E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, magazina me bimë mjekësore përfshihet nga flakët

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Zjarrfikëset në vendngjarje DURRES- Një magazinë me bimë mjekësore në lagjen nr 14 në Shkozë të Durrësit është përfshirë nga flakët sot në mëngjes. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 08: 15 minuta. Pesë makina zjarfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është lajmëruar për të shkuar dhe një makinë zjarrfikëse e gjashtë.

Zjarrfikësit po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Për momentin flitet vetëm për dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu magazinën me bimë mjekësore.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›