E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mungojnë plazhet publike, pushuesit: Mision i vështirë të gjesh vend të lirë

Te gjesh nje hapesire publike per te vendosur nje çader, eshte nje mision i veshtire, per te mos thene i pamundur ne plazhet e Durresit. Kudo dominojne privatet qe nuk lejojne askend qe nuk paguan shumen e cila varion nga 300 deri ne 500 leke te reja, per te pushuar ne hapesiren e tij.

Me ose pa leje privatet sundojne plazhet, ne nje kohe qe qytetaret e thjeshte gjenden te braktisur dhe te diskriminuar.Te rrethuar nga gardhet e privateve, ata ndjejne se po ju mohohet nje nga te drejtat elementare.

kjo histori perseritet nga viti ne vit ne plazhet e Durresit. Krijimi i plazheve publike eshte nje detyrim qe pushteti lokal ka ndaj pushuesve, por serish ne Durres ky ligj nuk respektohet dhe qytetaret detyrohen ti përshtaten ekonomise tregetare sezonale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›