E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres nisin kerkimet perkapitenin e anijes cisterne

Te tjera rreth shkrimit FOTO - Nga vendngjarja TIRANE- Anijet e marines shqiptare kane nisur sot ne mengjes kerkimet per gjetjen e kapitenit te anijes megjithese jane shuar shpresat per gjetjen e tij gjalle. Kolege te ekuipazhit kane deshmuar dje per hetuesit se ekziston mundesia qe kapiteni turk i anijes te jete fundosur se bashku me anijen pasi pasi ai mund te jete goditur gjate fundosjes se anijes.

Anija cisterne me flamurin e Sierra Leones u perfshi nga flaket ne portin e Durresit mesditen e se dieles dhe u fundos vetem 30 minuta pas shperthimit te zjarrit. Burime prane kapitenerise se portit konfirmuan per Shqiptarja.com se anija Edirne kishte shkarkuar 3500 ton nafte rreth tre dite me pare dhe ndodhej 6 milje larg bregut.

Kapiteni i anijes Khayam Mamadoll 54 vjec nga Azerbajxhani rezulton i zhdukur qe pas mbytjes ne anijes dhe shpresa per gjetjen e tij gjalle jane te pakta.

Ne anije ndodheshin 15 persona dhe 12 prej tyre jane arritur te evakuohen . Dy persona nga ekuipazhi mesohet se jane djegur dhe nje i trete rezulton i zhdukur. Pjesetar te ekuipazhit ishin 6 gjeorgjian 3 turq 2 ukrainas dhe 4 azerbajxhanas.

12 te mbijetuarit u transportuan urgjentisht ne spitalin e Durresit. Ata nuk kane pasur demtime dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Dyshohet se shkak per fundojen e anijes eshte bere shperthimi i gazit brenda anijes cisterne ne momentin kur pjesetare te ekuipazhit ishin duke pastruar depoziten nr 3 te cilat sherbejne per te mbajtur karburantin.

Deklarata e policise 15 janar
Ne oren 13.40 te dites se sotme morem njoftim se nje vater tymi ishte shfaqur ne afersi te anijes Edirne te ankoruar rreth 6 milje larg bregut te detit ne Porto-Romano.Ne drejtim te saj u nisen ne menyre te menjehershme mjete lundruese te Policise Kufitare Durres sherbime nga toka te Policise Qarkut dhe asaj Kufitare.
Ne nje kohe rekord sherbimet e Policise te nisura drejt vendit te ngjarjes kane mundur tu japin ndihme duke bere te mundur shpetimin e tyre 12 personave te cilet jane transportuar drejt Spitalit Rajonal Durres ku edhe ndodhen nen kujdes mjekesor jashte rrezikut per jeten.
Nga verifikimet paraprake te deritanishme te kryera nga ana jone duke bashkepunuar edhe me gjithe institucionet e tjera qe operojne ne Port si Drejtoria Detare Autoriteti Portual Dega e Doganes Durres etj. rezultoi se anija ne fjale me flamur te Sierra Leones me ekuipazh te perbere nga 15 shtetas nga te cilet 6 me shtetesi gjeorgjiane 3 turke 2 ukrainase dhe 4 azerbajxhanase ishte ankoruar ne Rade me date 12 janar 2012 pasi kishte shkarkuar 3000 tone benzine ne Portin e karburanteve Romano-Port.
Nen drejtimin e shtabit te Emergjencave te Prefektures Durres po vijon operacioni i kerkim-shpetimit ku ne ndihme te mjeteve lundruese te derguara nga gjithe autoritetet e siperpermendura jane derguar edhe 2 helikoptere me pelumbare te Repartit Renea. Ne gatishmeri te kesaj situate kane qene dhe vijojne te mbeten edhe 4 autoambulanca te Spitalit te Durresit.
Deri tani eshte bere e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit te pajete te 2 shtetave nderkohe qe kerkimet per personin ende te pagjetur do te vijone deri ne oret e vona.Nga deklarimet paraprake te pjesetareve te ekuipazhit te anijes rezulton se para incidentit qe pasoi edhe mbytjen e anijes 2 pastrues te saj po pastronin depoziten Nr.3 te anijes. Per te verifikuar gjendjen ka zbritur edhe kapiteni i anijes nderkohe qe eshte degjuar shperthimi i cili eshte pasuar me mbytjen e anijes.
Situata ne fjale po vazhdon te menaxhohet nga Prefekti i Qarkut Durres ne cilesine e Kryetarit te Shtabit te Emergjencave Drejtori Policise Qarkut Drejtori Policise Kufitare dhe Migracionit Drejtori i Drejtorise Detare Durres Drejtues te shendetesise ne Qark etj. Per informacione te metejshme do te mbetemi ne komunikim te vazhdueshem.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›