E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shperthen makina viktima

Një mjet ka shpërthyer në Durrës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut, kur një mjet me targë DR 61 65 D, sipas dyshimeve të para, shpërtheu për shkak të një bombole gazi brenda në mjet. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me urgjencë autoambulanca dhe forca policore. Nuk dihen ende detaje rreth identiteteve të viktimave, të plagosurve apo shkakut të vërtetë të shpërthimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›