E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/Grindje ne familjevret kunatin

Nje ngjarje e rende ndodhi ne oret e pasdites ne qytetin e Durresit ku nje 32 vjecar eshte qelluar per vdekje me thike nga vellai i ish-gruas se tij. Viktima eshte identifikuar nga policia me emrin Dritan Roci dhe dyshohet se shkaku i vrasjes te kete qene problemet e viktimes me ish- gruan e tij. Nderkohe blute e qytetit bregdetar kane prangosuar disa minuta pas ngjarjes autorin e krimit Halil Mema 41 vjec. Ngjarja ku mbeti i vdekur 32 vjecari Roci ndodhi te marten rreth ores 18. 45 minuta ne lagjen nr. 18 te Durresit prane spitalit te qytetit.
Viktima ka nderruar jete ne vend pasi ka marre nje plage te rende ne zemer i qelluar nga ish- kunati i tij. Pasi eshte ndaluar nga forcat e policise autori i ngjarjes ka rrefyer para oficereve te krimeve motivet qe e kane shtyre te vrase ish- burrin e motres se tij. Mesohet se fillimisht ai ka pasur nje debat me viktimen ku me pas iu eshte afruar per ta qelluar ne zemer. Nga hetimet e policise dyshohet se shkaku i vrasjes kane qene problemet familjare te viktimes me motren e 41 vjecarit Mema i cili ka pranuar edhe krimin ne polici. Mesohet se Roci nuk kishte kryer nje divorc ne gjykate por prej disa kohesh nuk jetonte me motren e autorit te vrasjes. Nderkohe ne lidhje me vdekjen e Dritan Rocit jane marre ne pyetje edhe deshmitare te krimit te cilet jane pyetur per rrethenat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›