E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrës/Merr flakë makina e parkuar, zjarrfikësit në vendngjarje

Një makinë është përfshirë pjesërisht nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku”, lagjia numër 5.

Kanë qenë banorët të cilët kanë parë që pjesa e përparme e makinës me targa “AB201KX” së parkuar kishte marrë flakë dhe kanë lajmëruar zjarrfikësit.

Falë ndërhyrjes në kohë të këtyre të fundit zjarri është shuar shpejt duke shmangur djegien e mëtejshme të makinës dhe pasoja të tjera.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›