E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrësi mirëpret edicionin e 3-të të Festivalit të Filmit

DURRëS- Durrësi do të mirëpresë për një javë radhazi (29 Gusht-4 shtator)Edicionin e Tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror i Filmit (International Film Summer fest). Tre seksione paralele projektimi në të cilat do të konkurojnë autorë të njohur evropianë, por edhe artistë ballkanikë të artit të shtatë si dhe studentë të degëve të kinematografisë në vendet e rajonit do të jenë në qendër të vemendjes së shikuesve dhe të kritikëve pjesmarrës, ndërsa veprimtaria e përvitshme do të mështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra Kombëtare e kinematografisë dhe bashkia e qytetit të Durrësit.

Festivali do të hapet me filmin "La vie en rose"si përfaqësues i kinematografisë franceze që do të jetë mysafire e këtij festivali me disa prodhime të viteve të fundit mes të cilëve edhe ekranizimi i baletit "Borëbardha" të koreografit shqiptar me famë botërore Angjelin Prejlocaj.

"Nga 29 gushti deri më 4 shtator në teatrin "Aleksandër Mosiu" dhe amfiteatrin antik të qytetit do të shfaqen 10 filma produksione të viteve të fundit Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja, Hollanda etj," tha sot gjatë një konference për shtyp Anila Varfi, drejtore e këtij festivali.

Filmat që do të shfaqen në seksionin "Vizione bashkëkohore" më i rëndësishmi në "Festival, do të konkurrojnë për çmimin e madh "Gladiatori i Artë", si dhe për cmimet "Regjisorin më i Mirë" dhe dy Aktorët më të mirë protagonistë," shtoi Varfi.

Nga konkurimi i 7 filmave në seksionin Botë Ballkanike juria ndërkombëtare do të përzgjedhë fituesin e çmimit filmi më i mirë, ndërsa cmimi i kritikës Fipresci përbën një risi të këtij festivali të kinemasë. Studentët shqiptarë të degëve të regjisë në akademitë përkatëse në vendin tonë, Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi do të garojnë për herë të parë me punimet e tyre filmike në metrazh të shkurtër duke synuar titullin Bukuroshja e Durrësit që do t’u japë fituesve mundësinë e pjesmarrjes në Berlinale Forum (Gjermani).
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›