Durrësi përgatitet për sezonin, plazhet po pastrohen nga leshterikët dhe mbetjet

Zona e Plazhit në Durrës po përgatitet për sezonin turistik. Tashmë ka përfunduar investimi i fazës së parë nga sektori Iliria deri pranë Rrotës së Kuqe, për ndërtimin e shëtitores së re dhe mbjelljen përgjatë saj të 110 pishave të buta.
Banorët e plazhit e vlerësojnë investimin që kap shifrën 285 milionë lekë duke e cilësuar si ndërhyrjen më të mirë që është bërë gjatë viteve të fundit.
Prej disa ditësh po pastrohet zona nga leshetrikët. Drejtori i ndërmarrjes komunale të Plazhit Alfred Dhuli thotë se “pas këtij procesi do të vazhdohet me frezimin e rërës dhe dezinfektimin e saj”.
Gjatë muajve të verës pritet të ketë një fluks të madh pushuesish dhe menaxhimi i mbetjeve urbane nga ana e ndërmarrjes komunale është menduar që të realizohet në bashkëpunim me firmat private duke i larguar ato 3-4 herë në ditë nga zona e plazhit.
RTSH