E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrësi “rozë” edhe në Këshillin Bashkiak

Partia Socialiste po shkon drejt krijimit të një mazhorance dërrmuese edhe në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Ndonëse sipas KQZ janë numëruar 2/3 e kutive, duket qartë trendi I votave në favor të Partisë Socialiste e cila ka marrë deri më tani 51.31% të votave.

Të përkthyera në mandate do të thotë që PS ka deri tani 29 vende në këshillin bashkiak nga 51 në total, pra një shumice e konsiderueshme.

“Bashkë Fitojmë” ka marrë 13 vende në parlamentin lokal të Durrësit, votë shumë më e ulet në raport me mbështetjen që pati Igli Cara.

Partia Demokratike ka mafrrë 5 këshilltare në Durrës, PAA e Agron Dukës 3 këshilltare dhe PDIU 1 tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›