E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,pranga tre shpërndarësve të drogës

Operacioni policor “Trekendeshi” ka vënë në pranga 3 shpërndarës heroine në plazh, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 202 gramësh droge.

Operacioni, pjesë e planit të vecantë të masave për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike përgjatë sezonit turistik në plazhe e vendet e frekuentuara nga pushuesit coi ne arrestimin ne flagrance te tre te rinjve.

Dy te paret nga qyteti bregdetar i Durresit dhe i treti banues në Shkallnur. Te tre u kapen ne flagrance ne zonen e plazhit, poshtë Mbikalimit të Urës së Dajlanit, duke tregtuar lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve iu gjet e bllokua sasia prej 202.75 gram e dyshuar si lende narkotike e llojit heroine. Ne baze te hetimeve rezulton se te arrestuarit pervec shperndarjes ne zonen e plazhit, vepronin dhe ne territorin midis lagjeve 15, 4 dhe fshatit Shkallnur ne Durrës. Ata akuzohen per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike te kryer ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›