E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrs, vdes n traget shtetsja kosovare

Një shtetase kosovare u gjet e pajetë në tragetin e linjës Trieste-Durrës teksa ky i fundit u ankorua në portin e qytetit shqiptar.

Sipas njoftimeve të para kosovarja, Xhylnaz Morina e cila prej kohësh banonte në Slloveni, është gjetur e pajete nga vajza e saj 11 vjeçare. Mendohet se viktima ka pësuar infarkt pak çaste para ankorimit të tragetit në portin e Durrësit.

Kosovarja kishte si destinacion të udhëtimit të saj në Shqipëri qytetin e Vlorës, ku kishte ndenjur për një periudhe disa mujore gjatë konfliktit të vitit 1999. Në Vlorë kishte lindur edhe vajza e saj 11 vjeçare dhe viktima po kthehej pikërisht për t’i treguar vendlindjen fëmijës së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›