E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy Korete drejt bisedimeve

Dy Koretë duket se kanë rënë dakord për të mbajtur bisedime për një zonë industriale të bashkëqeverisur, disa javë pasi atje u ndërprenë të gjitha operacionet.

Korea e Veriut propozoi bisedimet me Jugun në një deklaratë të lëshuar në orët e para të së enjtes, të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA. Në Korenë e Jugut, Ministria e Unifikimit deklaroi se e mirëpret propozimin, që vjen pas muajsh tensioni të lartë në gadishull. Zona industriale Kaesong, brenda territorit të Veriut, është një burim jetik të ardhurash për Penianin. Por vetë qeveria veriore i tërhoqi punëtorët e saj Kriza koreaneKore, impianti atomik pranë riaktivizimit Kina fton Veriun në bisedime anti-bërthamoreKorea Veriut qëllon raketa të tjera në det në fillim të prillit pasi marrëdhëniet me Jugun dhe fqinjët e tjerë u përkeqësuan në fillim të 12 shkurtit, kur u bë dhe testi i radhës bërthamor. Që atëherë, operacionet në këtë zonë, ku rreth 120 prodhues koreano-jugorë kanë punësuar rreth 53 mijë punëtorë koreano-veriorë, janë ndërprerë për herë të parë që kur projekti nisi nga puna një dekadë më parë. Korea e Veriut deklaroi fundin e muajit të kaluar se do të ftonte biznesmenët e Koresë së Veriut për të diskutuar rifillimin e operacioneve, por Seuli e përjashtoi një gjë të tillë duke deklaruar se bisedimet duhet të mbahen në nivel qeverish. Deklarata e publikuar në agjencinë KCNA, që i atribuohet Komitetit për Riunifikimin Paqësor të Koresë, thotë se vijat e kontaktit të ndërprera gjatë muajve të tensionit do të rivendosen nëse Jugu i pranon bisedimet. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›