E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente me tre të plagosur në Bulqizë, një niset drejt Traumës në Tiranë

Dy aksidente janë regjistruar në Bulqizë këtë të mërkurë.

Dy automjetet e para u përplasën në afërsi të urës që lidh dy lagjet e qytetit në vendin e quajtur “Vajkal”.

Aksidenti i dytë u shënua vetëm pak minuta më pas në vendin e quajtur “Pishat” ku dy automjete që lëviznin në drejtime të kundërta u përplasën me njëri – tjetrin.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, tre persona mbetën të plagosur ku u dërguan në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes më të rëndë një grua u transportua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin Bashkiak Bulqizë.

Në të dy vendngjarjet kanë mbërritur grupet hetimore të cilat pritet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›