E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy aksidente mëngjesin e të hënës në Lezhë dhe Librazhd

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e  kësaj të hëne, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Aksidenti i parë u regjistrua në rrugën dytësore Lezhe-Rrile pranë ishull-Lezhës. Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe më pas u përmbys.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime të vogla pa probleme për jetën. Si pasojë e aksidentit u bllokua rruga për rreth 60 minuta.

Ndërkohë , aksidenti tjetër ndodhi në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet përfundoi i përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe për pasojë makina u përplas me barrierat mbrojtëse dhe u përmbys në rrugë.

Edhe në këtë aksident shoferi shpëtoi pa lëndime. Dyshohet  se shkak u bë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›