Dy aksidente në Durrës-Tiranë, përplasen 8 automjete

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar këtë të enjte në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë automjete, ndërsa fatmirësisht deri tani raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ambulanca, ndërkohë që përplasjet kanë shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks të frekuentuar.
Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e aksidenteve.
/rtsh.al/