E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy ditë pas daljes nga spitali, Papa Françesku udhëheq meshën e së dielës në sheshin e Shën Pjetrit

Dy ditë pas daljes nga spitali, Papa Françesku do të udhëheqë meshën në sheshin e Shën Pjetrit këtë të dielë, teksa nis shërbimet e Pashkëve të vitit.

Papa Françesku u shtruar në spitalin Gemelli të Romës të mërkurën me vështirësi në frymëmarrje dhe më vonë u diagnostikua me bronkit .

Para gazetarëve, Papa nuk kurseu as batutave duke iu thënë se vijonte të ishte gjallë.

 “Thjesht ndjeva një sëmundje, por nuk kisha frikë”, e citoi atë të thoshte agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Pas daljes nga spitali, në vend që të shkonte në shtëpi, makina e tij kaloi pranë Vatikanit dhe ndaloi në Bazilikën e Santa Maria Maggiore.

Kur ai doli pasi u lut, njerëzit në rrugë duartrokitën dhe bërtisnin: “Rroftë Papa!”

Gjatë një ndalese tjetër, ai doli nga automjeti i tij për t’u dhënë vezë me çokollatë të Pashkëve oficerëve të policisë në autokolonën e tij, raportoi agjencia e lajmeve AP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›