E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gazetare suedeze akuzohen per terrorizem


Dy gazetarë suedezë do të gjykohen në Etiopi për akuzat e terrorizmit, lajmëroi ditën e martë një funksionar i lartë i policisë në vendin afrikan.

Sipas autoriteteve, Johan Persson dhe Martin Schibbye, hynë në vend me qëllim që të stërvisnin rebelët e “Frontit Kombëtar të Çlirimit”, të cilët i kanë shpallur luftë qeverisë qëndrore.

Gazetarët janë deklaruar të pafajshëm, por kanë pranuar akuzën e hyrjes ilagele në vend nga Somalia. Sipas “Associated Press”, suedezët i kanë cilësuar këto akuza si “qesharake”, ndërsa në paraqitjen në gjykatë u krijuan dyshime mbi gjendjen e tyre shëndetësore, pasi u dukën të lodhur dhe të dobësuar.

Që prej vitit 1970, rebelët luftojnë për pavarësi në një zonë kufitare me Somalinë, të populluar nga pakica somaleze. Ata pretendojnë se janë margjinalizuar nga Adis Abeba zyrtare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›