E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy javë afat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Kurti: Jemi në konsultime me opozitën

Teksa kanë mbetur edhe dy javë nga afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, ende nuk ka sinjale për një marrëveshje mes partive politike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga mediat nëse priten takime gjatë kësaj jave për këtë çështje, dha një përgjigje të shkurtër, pa hyrë në detaje.

“Jemi në konsultime me kryetarët e partive opozitare; kur të ketë rezultate, do t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar përmes një aktgjykimi datën 28 prill si afatin përfundimtar për zgjedhjen e presidentit.

Nëse deri atëherë nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Kuvendi do të shpërndahet automatikisht dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›