E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy javë më parë i vuri tritol lokalit në Velipojë, pranga 28-vjeçarit, Policia publikon pamjet

Ngjarja e ndodhur në një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë më 30 korrik, tashmë ka një autor.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Erison Gjeka, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Policia ka publikuar edhe videon e momentit kur 28-vjeçari hyn i maskuar në restorant dhe i vendos lëndën plasëse.

28-vjeçari i arrestuar, sipas policisë është me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›