Dy lajme në një ditë për Jennifer Love Hewitt
Brenda 48 orësh pas lajmit për shtatzaninë “surprizë”, vjen edhe lajmi për martesë.
Jennifer Love Hewitt ka vendosur t’i deklarojë dashuri të përjetshme aktorit Brian Hallisay, nga i cili pret një fëmijë dhe që e ka njohur në sheshxhirimin e serialit televiziv “The Client List”.
Dy aktorët duket se do të marrin hapin e madh drejt altarit, pas vetëm 15 muajsh dashuri.
Shtatzënë prej 3 muajsh, Jennifer deri tani s’ka pasur asnjë lidhje serioze që ta ketë kurorëzuar me martesë.



