E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy lojëra për Eduardin

06/02/2010 23:25

Vëllai i Madh ka vendosur që banorët të zhvillojnë një lojë e si cmim do të jetë një lavatrice e disa jorganë, nëse fitojnë lojën. I përzgjedhur për këtë lojë është Eduardi i cili shkon në zonën e tunelit. Aty ndodhen edhe dy vajza të cilat ai duhet ti pikturojë, talent ky i tij. Në tunel ndodhen edhe materialet e nevojshme për këtë lojë. Në dispozicion të Eduardit janë vetëm pak minuta. Eduardi fillon menjëherë nga puna. Në përfundim të minutave, Eduardi ka pikturuar të dyja vajzat, thuajse mirë e nuk ka harruar të shtojë edhe detajet si lulet e ngjyrat. Eduardi e komenton veprën e tij e thotë se freskia e vajzave, ngjyrat e lulet e kanë ndihmuar në idenë e tij, por shton se emocionet, ankthi i kohës dhe përgjegjësia për cmimin kanë ndikuar që ai të mos e bëjë perfekt atë. Arbana komunikon vendimin e Vëllai të Madh se kjo lojë u fitua dhe cmimii vënë për ta është tashmë i tyre. Por loja ska mbaruar me kaq. Arbana i thotë Eduardit se profesioni i tij si parukier do të vihet sërish në provë. Ai duhet të presë flokët e vajzave e me to të mbushë një enë. Vajzat ulen në karriken e përcaktuar dhe pa bërë naze, presin flokët. Sërish prova kalohet nga banorët. Ata fitojnë kështu një lavatrice.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›