E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy persona shpëtohen nga rrënojat, 11 ditë pas tërmetit në Turqi

Nga rrënojat e një ndërtese në rajonin qendror Antakya, në qytetin Hatay, dy persona janë shpëtuar të gjallë 11 ditë pas tërmetit.

Ekipet që kryenin punime nën rrënojat e një spitali privat në lagjen ”Odabasi” përcaktuan se dy persona ishin gjallë.

Pas punimeve ku u përfshinë edhe forcat e policisë së operacioneve speciale, u shpëtuan 26-vjeçari Mehmet Ali Sakiroglu dhe 34-vjeçari Mustafa Avci.

Të dy personat u dëeguan në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›