E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy rruge me emrin Ibrahim Rugova

Me një ceremoni modeste, në prani të familjarëve të ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, është vënë emri i ri për rrugën, që deri më tani mbante emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit".

Sipas kryebashkiakut Lulzim Basha, ky ishte propozim i kryeministrit, që u paraqit në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak dhe mori miratimin e shumicës.

"Qytetarët e Tiranës, dhe unë personalisht jemi të nderuar që nga sot një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit tonë do të mbajë emrin e nderuar të presidentit Rugova, emër që i bën nder çdo qyteti shqiptar", tha Basha.

Kryeministri Berisha vlerësoi figuren e Ibrahim Rugoves, si arkitektin Përvjetori i PavarësisëDiplomacia e pilotit James BerishaPavarësia, festime në Kosovë Rama: Mbështetje Kosovës dhe qeverisë së saj e Kosoves së pavarur.

"Faleminderit presidenti Ibrahim Rugova, për gjithçka bëtë për çdo shqiptar. Kudo që ndodhen sot përkulen me nderim të madh para jush!", tha Berisha.

Kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa falenderoi autoritetet shqiptare për këtë nismë, në një ditë të rëndësishme si kjo e 17 shkurtit, që shënon 4-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo do të jetë rruga e dytë në Tiranë që mban emrin e ish-presidentit të Kosovës. Një tjetër rrugë e rikonstruktuar, e asfaltuar, madje e pajisur edhe me tabelën orientuese mban po këtë emër, në zonën e ish-Parkut, miratuar edhe kjo në një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak.

Kryetari i Njësisë Bashkiake numër 7, Erjon Koka, që administron territorin ku ndodhet kjo rrugë, ka tentuar ta sqarojë këtë përplasje në Këshillin Bashkiak, por nuk është dëgjuar.

"Unë kam marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku edhe është diskutuar një gjë e tillë. Unë kam tentuar disa herë që të marr fjalën, kryetari i Këshillit nuk më ka lejuar që të flas në mbledhjen e Këshillit. Nëqoftëse do t'i vendosësh një rruge një emër, më parë duhet të kontrollosh nëse ekziston një emër i tillë, mos të ketë përplasje të tilla, sepse nuk jemi seriozë. Nëse do t'i vendosësh kësaj rruge emrin, atëherë shiko dhe duhet t'ia heqësh emrin rrugës tjetër. Këtë kam kërkuar unë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Praktikisht ne kemi dy rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës, në mes të qytetit të Tiranës", shpjegon Koka.

Me dy rruge, me te njejtin emer, jo vetem qytetaret qe do te çorientohen, por edhe Adresari i qytetit nuk do te funksionoje korrekt.

Tiranë, inaugurohet ambasada e re e Kosovës

Gjatë pasdites së të premtes në Tiranë është mbajtur një ceremoni me rastin e hapjes së selisë së re të ambasadës së Republikës së Kosovës.

Në këtë inaugurimit, që përkon me ditën e 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë qenë të pranishëm kryeministrat e dy vendeve, ai shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaçi.

“Inaugurojmë hapjen e selisë se re të ambasadës së Kosovës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ambasada jonë në Prishtinë kanë një mision të dyfishtë. U bëj përshëndetjet më vllazërore qytetarëve të Kosovës në këtë ditë të madhe për Pavarësinë”, ka deklaruar Berisha.

Një mesazh të ngjashëm ka bërë edhe kryeministri Thaçi, i cili ndër të tjera ka premtuar një truall në qendër të Prishtinës për ndërtimin e ambasadës së re të Shqipërisë. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›