Dy sfida titulli sot luajne Skenderbeu e Dinamo
TIRANE- Skenderbeu dhe Dinamo dy nga skuadrat e konsideruara favorite per fitimin e titullit bashke me Flamurtarin do te zbresin sot ne fushe per te luajtur takimet e javes se 14-te. Korcaret do te presin ne fushen e tyre Shkumbinin ne nje takim ku cdo gabim eshte i ndaluar ndersa kampionet ne fuqi do te perballen me Teuten nje ekip me te cilin tradicionalisht kane vuajtur shume. Dinamo synon rikthimin te fitorja pas 3 javesh nderkohe qe Skenderbeu i pret peqinasit jo ne nje dite te mire.
Nderkohe dje ne Ballsh nje gol i Andi Liles ne minutat shtese i ka dhene nje pike te arte Tiranes ne takimin e luajtur kunder Bylisit. Mendohej si nje transferte jo shume e veshtire per bardheblute perballe nje kundershtari qe gjithnje e kishin e mundur por asgje nuk ka shkuar mire per skuadren e drejtuar nga Nevil Dede. Vendasit realizuan te paret me ane te Popovic dhe kane ruajtur me fanatizem rezultatin por jane dorezuar vetem ne sekondat e fundit. Ne fund 1 pike e arte per Tiranen qe ka barazuar in-extremis me ane te mbrojtesit Andi Lila. Pas barazimit te djeshem Tirana mbetet ne vendin e peste ne renditje 6 pike pas Flamurtarit te vendit te pare. Vllaznia ka mundur 1-0 Lacin ne transferte duke marre 3 pike qe e ngjisin skuadren e Mirel Joses ne vendin e katert ne renditje ne pike te barabarta me Dinamon.
Nderkohe per Disfata e radhes per Elbasanin qe ne Kruje eshte mundur 3-1 nga Kastrioti vendas.
s.g/GSH/BalkanWeb