E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shembuj shumë negativë, nga njerëz publikë

Do të mjaftonin vetëm dy tituj që lexova në shtypin e djeshëm në faqet e para, që të kuptosh se sa mbrapsht edukohet dita-ditës kjo shoqëri dhe sa shembuj të këqij e të papërgjegjshëm japin ata që kanë për detyrë të kundërtën.

Po i them konkretisht, dhe ju lutem të mos m’i redaktoni. Njëri nga tituj ishte një intervistë me një gazetar të njohur, z.Blendi Fevziu. Në foto dicitura thoshte: Blendi, e shoqja dhe vajza e tyre Mishel.

Pyetja ime është: Përse njerëzit e njohur i vënë emra të huaj fëmijëve të tyre? Çfarë kanë me emrat shqiptarë dhe me Shqipërinë këta njerëz? Apo pse Shqipëria dhe shqiptarët i bënë ata që janë, që mund të jetojnë mirë në mes të mizerjes, të kenë luks dhe respekt në mes të mjerimit dhe mospërfilljes?

I dyti titull ishte me një këngëtar pak a shumë të njohur z.Gjergj Leka. Thoshte zotëria në titull: “Jam i lumtur që nuk jetoj në Shqipëri”. Po çfarë morali është ky, si mund të flasë kështu një person publik?

Kaq kisha, ju lutem mos më censuroni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›