Dy shpërthime të mëdha pranë Bukureshtit, një i vdekur, 7 të plagosur rëndë

Një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë të shtunën. Si pasojë e zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjencës dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.
Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.
Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve. Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga flakët.
/rtsh.al/