E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy sulme në aeroportin e Riadit, vriten 3 shtetas sauditë, plagosen disa të tjerë

Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite ka bërë me dije se tre qytetarë sauditë kanë humbur jertën si pasojë e dy sulmeve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite.

Disa persona kanë mbetur gjithashtu të plagosur nga këto sulme, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se të plagosurit janë të kombësive të ndryshme. Ata janë transferuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Autoriteti saudit i transportit ajror sqaroi se sulmi i parë kishte në shënjestër objektet e aeroportit, ndërsa i dyti një aeroplan të Saudi Airlines.

Si pasojë e këtyre sulmeve, operacionet e fluturimit në aeroport janë pezulluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›