E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy të arrestuar për zjarrvënie në Divjakë dhe Mallakastër

Dy persona janë arrestuar të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, pas hetimeve të kryera për identifikimin dhe ndalimin e shkaktarëve të zjarreve në këto zona.

Në Divjakë, në pranga përfundoi 65-vjeçari K. A., banues në fshatin Korije. 65-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë të marrë me qira, por flakët u përhapën duke shkaktuar djegien e 170 rrënjëve ulliri në pronësi të një banori tjetër të zonës.

Ndërkohë, në Mallakastër, në pranga ra 41-vjeçari P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë. Hetimet treguan se ai kishte ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij, por situata doli jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre që u dogj plotësisht.

Policia thekson se këto raste janë pjesë e masave të vazhdueshme për parandalimin e zjarrvënieve dhe mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore, bujqësore dhe ullishtave.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›