E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u plagos.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.

Nga informacionet paraprake mësohet se në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.

Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të plagosur tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqaroje detajet e plota të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›