E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy të vdekur dhe 80 të plagosur nga sulmi në Magdeburg, Scholz: Qëndrojmë në krah të familjeve të viktimave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Autoritetet e kanë quajtur atë një akt terrorizmi.

Të dhënat e para flasin për të paktën dy të vdekur dhe  80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Nderkohe qe mediat gjermane shprehen se numri i viktimave mund te jete mbi 10.

Bild raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit. Për momentin nuk dihet asgjë për identitetin apo motivet e tij.

Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Dëshmitarët okularë, sipas gazetës gjermane, thonë se makina, tip BMW e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes në turmën në sheshin para bashkisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar pak minuta pas sulmit përmes një postim në rrjetin social X.

“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut.

Falënderoj gjithashtu shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira”, shkruan Scholz në një postim në X.

Në pamjet më poshtë mund të shikoni momentin kur makina hyn mes turmës me shpejtësi marramendëse:

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›