E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i dyshuar është vënë në pranga nga policia.

Policia njoftoi sot se “rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë”.

“Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç”, njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›