E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy vëllezërit që dhunuan sipërmarrësin me precedent të mëparshëm penal/ E mbajtën peng për rreth 2 orë

Dy vëllezërit, Alban dhe Fatmir Bejo  kanë mbajtur peng për rreth 2 orë sipërmarrësin Gjergji Fela dhe e kanë dhunuar.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

 

Deri më tani, policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga vëllezërit, Alban Bejon, i cili ka deklaruar se shkak për këtë është bërë një borxh prej 25 mijë euro që u kishte sipërmarrësi.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe vëllai tjetër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›