Dyfishim i sipërfaqes së tokës së punuar, 400 milionë euro eksportet bujqësore

Eksportet bujqësore janë rritur nga 130 milionë euro në 400 milionë euro, ndërsa sipërfaqja e tokës së punuar është dyfishuar.
Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një debati në një nga studiot televizive në vend.
“Eksportet bujqësore janë rritur nga 130 milionë euro në 400 milionë euro, ndërsa sipërfaqja e tokës së punuar është dyfishuar”, deklaroi Rama.
Skemat mbështetëse që ka dhënë qeveria janë drejtuar në rritjen e cilësisë së produkteve bujqësore, fara dhe fidanë por edhe në shtimin e pikave të grumbullimit, ku produktet që prodhojnë fermerët kanë më shumë mundësi për të shkuar në tregje të tjera ndërkombëtare.
Në këtë periudhë 4-vjeçare janë shtuar 75 tregje të reja për produktet bujqësore në Shqipëri.