E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohen prurjet ne Fierze

Prej dy ditesh ne zonen ujembledhese te lumit Drin vazhdojne reshje te dendura shiu te cilat kane rritur ndjeshem nivelin e prurjeve te lumit ne liqenin e Fierzes.
Niveli i prurjeve gati eshte dyfishuar krahasuar me dy dite me pare ndersa liqeni ndodhet fare prane nivelit maksimal. Megjithate drejtuesit e Korporates Elektroenergjitike nuk kane urdheruar hapjen e portave te emergjences. Portat nuk jane hapur edhe ne Koman dhe Vaun e Dejes ndersa mesohet se ka patur shkarkime vetem ne hidrocentralin e Shkopetit per shkak se prurjet e lumit Mat kane qene shume te larta. Me vazhdimin e rreshjeve ne Kukes dhe Diber pritet qe te behet e nevojshme edhe hapja e portave te Fierzes qe do te sillte detyrimisht nevojen per te hapur edhe komanin dhe Vaun e Dejes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›