E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje romesh te AvokatiTotozani Kthehuni ne cadra

Te tjera rreth shkrimit KSHH Heshtja e shtetit shkelje Familje te tjera rome pushtojne ambientet e institucionit te Avokatit te Populli. Pas pritjes dhe strehimit qe Avokati i Popullit i beri 8 familjeve rome pak dite me pare te tjera familje ne nevoje jane paraqitur ne zyrat e tij duke kerkuar nje strehim apo edhe nje pune.

FAMILJET ROME JEMI PA SHTEPI BASHA NA MASHTROI
Familjet rome akuzojne kreun e bashkise Lulzim Basha per premtime boshe dhe shprehen se shpresa e vetme per ta eshte Avokati i Popullit

Jemi ne kushte te veshtira pa shtepi pa katandi kemi 5 vjet nuk kane gjetur nje rrugezgjidhje. Ata bejne dallim racial. Banoj te buza lanes na u semuren femijet. Shpresat nuk i humbim per te gjetur nje banese. Te na rroje Avokati i Popullit qe nuk i humbim shpresat shprehet vajze rome.

Kerkojme edhe ne nje strehim jam me 4 femije dhe pa burre mbledh kanace per te ushqyer femijet. Nuk marre as asistence dhe asnje ndihme ekonomike. Jemi si te gjithe te tjeret edhe nuk duhet bere dallim rrace thote nje nene rome.

Vota te ka ardhur Lulzim Basha I ke pare kushtet Lulzim Ai na premtoi per fushate shtepi. Na mori voten dhe na harroi shprehet nje tjeter rome.

AVOKATI I POPULLIT KTHEHUNI NE CADRA PO PUNOJME PER JU
Do ju kerkoj ne menyre miqesore kthehuni ne shtepite tuaja qe ne te punojme qete. Nese ketu ka hilaritet ne nuk punojme dot. Ne po punojme vetem per ju. Kthehuni ne shtepi e beni jeten tuaj normale. hellipMos shkoni ne oborret tjera leni institucionet te punojne per ju. Vazhdoni jeten tuaj normale. Na lini ne te punojme. Jua kerkoj si njeri. Merrni kalamajt e kthehuni. Une ju kam premtuar qe do te merrem perdite me ju. Problemi eshte ne rruge zgjidhjeje ju lutem mos me kundershtoni.
- Nderhyrjes se nje gruaje rome shiko si po jetojne kalamajt tane. Totozani u pergjigj I dime se ku po shkoni jemi te ndergjegjshem per gjendjen tuaj. Edhe une kam dy femije. Do leme familjet tona te rrine me njerez te tjere ne do merremi me ju. Shkoni ne shtepi nuk zgjidhim gje duke qendruar te gjithe ketu. Edhe njerezve te tjere qe vijne nga ju thuajini te rrijne ne cadra mos vini ketu. I dime hallim e ushqimit arsimitmit punesimit. Juve ju eshte hapur nje dere e madhe. Do ta lini deren e madhe te hapur Miqesisht nese ne do rrime ketu me ju ne nuk zgjidhim dot gje puna jone eshte tavolina kompjuteri.- tha Totozani. Nderkohe qe romet vazhdonin ti kerkonin ndihme Mendo si per kalajmajte tuaj.
- Totozani u pergjigj I di zonje e kam me pasion qe tju ndihmoj. Thoni dhe njerezve te tjere. E dime qe vunipo rrine ne cadrat tuaja dhe na lini te punojme. Do ju njoftojme nepermjet mediave.
- Pas kesaj fjale romet u binden dhe u larguan nga ambientet e Avokatit te Popullit duke ngelur vetem 8 familjet qe jane vendosur aty prej 3 ditesh.

FAMILJET E STREHUARA DY DITE ME PARE
Dy dite me pare rreth 20 rome burra gra e femije te hipur ne 2 kamioncina te vogla kane hyre ambientet e institucionit te Avokatit te Popullit. Ne kamioncina kishin transportuar dhe plackat e tyre.

Nisur me premtimin e Avokatit te Popullit Igli Totozani i cili deklaroi se nese nuk gjendet zgjidhja per 15 familjet rome qe i ka perzene pronari i tokes ne Babrru do i strehoje ne oborrin e institucionit qe ai drejton ata kane marre plackat dhe jane transferuar te Avokati i Popullit.

Me pas jane ngritur 2 cadra mu perpara deres se Avokatit te Popullit ndersa nga ky institucion eshte vene ne dispozicion salla e mbledhjeve ku do te strehohen femijet dhe grate.

ZGJIDHJA E BASHKISE SE TIRANES
Bashkia e Tiranes vendosi te nderhy duke i ofruar nje strehim te perkohshem romeve ne palestren e shkolles 1 maji. Zgjidhje kjo qe nuk i pelqeu Avokatit te Popullit Igli Totozani. Totozani ka falenderuar bashkine e Tiranes per ndihmen qe po jep per keta qytetare ne nevoje por nderkoha ka kritikuar vendimin per strehim te perkohshem ne palestren e shkolles.

Falenderoj bashkine per ndihmen qe po i jep ketyre qytetareve por mendoj se vendosja e tyre ne palester nuk eshte zgjidhja e duhur. Duhet rezervuar nje trajtim me dinjitoz ndaj ketyre qytetareve dhe nevojitet nje zgjidhje perfundimtare eshte shprehur Avokati i Popullit Igli Totozani.

Sot bashkia ka ndryshuar perseri planet per 8 familjet duke menduar per nje tjeter destinacion. Si strehim besohet se do perdoret nje magazine ne zonen e Kombinatit. ah/sg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›