E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime trukimesh ne Spanje

Dyshime te forta per trukime ndeshjesh ne kampionatin spanjoll, prestigjozja El Mundo Deportivo ka publikuar nje pjese bisede mes ish -lojtarit te Tenerifes, Hesuli dhe presidentit te Real Sociedad, Inaki Badiola, skuadra e te cilit nuk arriti te ngjitet ne Primera vitin e shkuar, pasi u rendit ne vendin e katert. Takimi i perfolur eshte Tenerife -Malaga qe perfundoi me rezultatin 1-2 dhe i lejoi skuadres mike te priste bileten per ne kategorine maksimale. Pyetjeve te drejtpedrejta te Badioles mbi shifren e perfituar lojtari i pergjigjet pa frike 6 mije euro.
Pas publikimit te kesaj bisede dyshimet per trukim bien mbi ish presidentin e Real Madrid, Lorenzo Sanz dhe djali i tij, Fernando Sanz, i cili eshte presidenti aktual i Malage-s. Ky i fundit nepermjet nje deklarate i ka dhene 24 ore afat lojtarit te pergenjeshtroje gjithçka. Po keshtu gjithçka eshte hedhur poshte dhe nga Kapiteni i Tenerifes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›