E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçaren A.P shtetase e huaj, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Bëhet me dije se arrestimi i 20-vjeçares u bë pas urdhërit të gjykatës.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›