E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dyshohet se ekzekutuan me plumb në kokë biznesmenin Eduart Reçi, këta janë dy vëllezërit e arrestuar

ABC News ka siguruar foton e oficerit të policisë, Shkëlqim Duka, i cili në bashkëpunim me vëllain e tij Florian Duka vranë biznesmenin mirditor, Eduart Reçi.

Viktima po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët biznesmeni Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë dy vëllezërit, të cilët kanë rënë në prangat e policisë këtë të diel.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›