E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se fshehu vilën në jug, Igli Tare merret i pandehur për pastrim parash

Igli Tare është marrë i pandehur për pastrim parash, një ditë pasi Belinda Balluku u njoh me pesë akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Sipas dyshimeve të hetimit, Tare dyshohet se ka fshehur pronësinë e një vile në jug të vendit, e cila dyshohet se i përket de facto ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut.

Hetimet synojnë të zbardhin rrethanat e pronësisë së pasurisë dhe lidhjet e mundshme mes saj dhe personave të përfshirë në këtë çështje.

Ditën e djeshme, 20 tetor 2026, pozita e Belinda Ballukut u rëndua më tej. Në orët e para të mëngjesit të së martës ajo u paraqit në prokurorinë e posaçme antikorrupsion, institucion i cili i ka komunikuar se është marrë e pandehur për 5 vepra të rënda penale, mes të cilave edhe korrupsion.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›