Dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur, gjendet i pajetë një person në Fier, kishte mbetur i varur te xhami i derës

Një person është gjetur i pajetë në një banesë në lagjen 18 Shkurti në Fier.
Nga informacionet paraprake dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autori i dyshuar i grabitjes që u gjet i pajetë, mësohet se është 47-vjeçari Ilir Zarka.
/abcnews.al/