Dyshohet si i përfshirë në korrupsion- Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Është arrestuar këtë të hënë (9 qershor) kreu i Partisë Demokratike serbe, Millan Milliqeviq së bashku me dy persona të tjerë, nën akuzën e “ndikimit e pranimit të ryshfetit”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton REL, Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”, në kuadër të të cilit u arrestuan M.M., M.D. dhe M.J. – të gjithë nga qyteti Teslliq.
Sipas të njëjtin njoftim, bëhet me dije se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente, burimi i të cilave vinte prej veprimeve korruptive të personave të arrestuar.
REL raporton se, nga Partia Demokratike Serbe në Teslliq thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”.
/rtsh.al/