E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, shkrumbohet gjatë natës një makinë dhe një motor në Vlorë

Një motor dhe një makinë janë djegur gjatë natës në një banesë në Kaninë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të natës. Mjetet e djegura rezultojnë në pronësi të Xhevair Kodhimajt.

Ky i fundit ka njoftuar njoftuar policinë dhe zjarrëfiksit menjeherë, por flakët shkrumbuan pothuajse plotësisht makinën dhe motorin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›