E Mërkura e Javës së Madhe të Pashkëve! Në të gjitha kishat Ortodokse kryhet Misteri i Efqelisë

Të Mërkurën e Javës së Madhe të Pashkës, në të gjitha kishat Ortodokse në vend, u krye Misteri i Efqelisë.
Në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, shërbesa u kryesua nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani.
Efqelia është një nga shtatë Misteret kryesore të Kishës Ortodokse, e njohur ndryshe edhe si lyerja me vaj e besimtarëve. Kjo shërbesë përmban një lutje të veçantë për shërim dhe mëshirë, ndërsa besimtarët mirosen me vaj të bekuar për shëndetin e shpirtit dhe të trupit.
Përmes këtij misteri, ata marrin hirin e Shpirtit të Shenjtë, i cili pastron shpirtin, forcon besimin, sjell bekim, zbut zemrat dhe i përgatit për të pritur me lutje dhe gëzim ditën e Ngjalljes së Krishtit.
/rtsh.al/