E Diel, 1 Nëntor 2026

E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me Ibrahimajn, në fokus forcimi i partneritetit ekonomik dhe inovacioni

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi të martën një takim me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Sipas ambasdës amerikane, ky takim synon të çojë përpara vizionin e Presidentit Donald Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.

Gjatë bisedës, siç thotë ambasada amerikane, VanHorn prezantoi planet e ambasadës për ofrimin e ekspertizës amerikane lidhur me partneritetet publike-private (PPP), ndërsa inkurajoi institucionet shqiptare të miratojnë një mekanizëm të fortë për shqyrtimin e investimeve, me qëllim rritjen e transparencës dhe uljen e riskut.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.”, thuhet në njoftim/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›