E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E akuzoi se ishte dhunuar nga banda e Suel Çelës, Gledian Llatja rrëzon Berishën: S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie

Kreu demokrat Sali Berisha duke iu referuar qytetarit digjital denoncoi dhunimin në zyrë të Kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

“Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje”, thuhet në postimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Ndërkohë Kryebashkiaku ka reaguar për Report TV duke përgënjeshtruar njoftimin në rrjet të kreut demokrat.

“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›