E bukura Beyonce fuqizon gratë

Këngëtarja, Beyonce është paraqitur në kapanjën e re “Women Wishes(Dëshirat e Grave)” të ‘L’Oreal X Marie Claire’ me rastin e tetë marsit, ditës së gruas.
Spoti është bardh e zi dhe gjatë këtyre minutave, Beyonce thotë se një nga gjërat që atë e përmbushin më së shumti është fuqizimi i gruas.
“Unë jam gjithmonë këtu për tu dhënë grave besim dhe e di që ndonjëherë ju zgjoheni në mëngjes dhe nuk ndiheni sikur versioni juaj më i mirë. Është kënaqësi të di se jam pjesë e asaj që ndihmon për ta nxjerrë në pah besimin e brendshëm dhe të bukurën që kanë gratë përbrenda”, thotë Beyonce./Indeksonline/