E djathta ruan pozitat në Parlamentin Evropian
Bruksel - Partitë e qendrës së djathtë në Evropë arritën të ruanin kontrollin e tyre në Parlamentin Evropian pas përfundimit të zgjedhjeve maratonë ditën e djeshme. Por, duhet theksuar se pjesëmarrja e ulët në këto votime i kurseu nga disfata disa nga partitë kryesore të këtij krahu.
Rezultatet e pjesshme tregojnë se grupi i Partisë Popullore Evropiane ka triumfuar përballë së majtës dhe do të vijojë të jetë grupimi më i madh parlamentar, duke konsoliduar pozitat e së djathtës për të diktuar agjendën e Asamblesë, që miraton pjesën më të madhe të ligjeve dhe buxhetin e Bashkimit Evropian.
Grupimet e djathta në pushtet, në Gjermani, Francë, Poloni dhe Itali, dhe partitë e Gjelbra fituan përballë Socialistëve, që nuk mundën të shfrytëzonin pakënaqësinë e gjerë ndaj menaxhimit të krizës globale ekonomike nga Evropa.
Pjesëmarrja ishte në nivele të ulëta rekord prej 43 për qind. Sondazhet paraprake dhe rezultatet e para zyrtare treguan se partitë në pushtet kishin pësuar humbje në disa nga vendet të goditura më rëndë nga kriza ekonomike, si Britani e Madhe, Irlandë, Letoni, Greqi, Hungari, Bullgari dhe Spanjë.
Por liderët e BE-së mund të ndjehen tani më të lehtësuar, pasi partitë e ekstremit të djathtë nuk arritën të fitonin më shumë, pavarësisht suksesit të tyre në disa vende si Hungaria, dhe mirëpritën stabilitetin e Parlamentit me 736 vende, që do t'i duhet të fillojë punën me shqyrtimin dhe miratimin e rregullave të reja financiare.
"Nuk pres ndonjë problem serioz për sa i takon vendimmarrjes. Përbërja e Parlamentit të ri nuk do të jetë shumë më e ndryshme nga ai i mëparshmi", deklaroi komisionari evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Joaquin Almunia.
Fitorja e forcave të qendrës së djathtë pas katër ditësh votimesh pritet të ndihmojë Hose Manuel Barroson, politikan konservator, të sigurojë një mandat të ri si president i Komisionit Evropian, një post që kërkon miratimin nga Parlamenti.
Grupi i Partisë Popullore Evropiane ka fituar të paktën 267 vende, krahasuar me 159 vende të siguruara nga Socialistët.
"Është një zhgënjim i hidhur, kishim shpresuar për rezultate më të mira" deklaroi Martin Schulz, kreu i grupit të Socialistëve Evropianë. "Në shumicën e vendeve rezultatet tona ishin shumë zhgënjyese".